FC Shkupin e pret një super përballje në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Sonte, skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut do të përballet me kampionin kroat Dinamo Zagreb, në sfidën e parë nga dy ndeshjet e raundit të dytë kualifikues të kompeticionit më të fortë evropian, përcjell GazetaBlic Sport.
Tek Schalke janë të trishtuar, një tifoz ka ndërruar jetë në kampin e tyre stërvitor
Takimi në Zagreb është planifikuar të fillojë në orën 21:00, me tifo-grupin “Shvercerat” që pritet të jenë në numër të madh në stadiumin “Maksimir”.
Shkupi nuk pritet ta ketë aspak të lehtë, me forcën e skuadrës kroate që tashmë dihet se cila është. Ndeshja kthyese zhvillohet me 27 korrik.