Shkupi kërkon suksesin historik në Ligën e Kampionëve, sonte përballet me Dinamo Zagrebin

FC Shkupin e pret një super përballje në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Sonte, skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut do të përballet me kampionin kroat Dinamo Zagreb, në sfidën e parë nga dy ndeshjet e raundit të dytë kualifikues të kompeticionit më të fortë evropian, përcjell GazetaBlic Sport.

Tek Schalke janë të trishtuar, një tifoz ka ndërruar jetë në kampin e tyre stërvitor

Takimi në Zagreb është planifikuar të fillojë në orën 21:00, me tifo-grupin “Shvercerat” që pritet të jenë në numër të madh në stadiumin “Maksimir”.

Shkupi nuk pritet ta ketë aspak të lehtë, me forcën e skuadrës kroate që tashmë dihet se cila është. Ndeshja kthyese zhvillohet me 27 korrik.