Shpërthen bombola e gazit brenda një banese në Rahovec, nënë e bijë përfundojnë në spital

Një banesë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në rrugën “Xh. Hajda” në komunën e Rahovecit, ku si pasojë janë lënduar dy persona.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se zjarri është shkaktuar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, ku përveç dëmeve materiale kanë pësuar lëndime trupore nënë e bijë të moshave 78 dhe 50-vjeçare.

Shtohet frika e rritjes së inflacionit në Evropë

Për shkak të lëndimeve të marra ato janë dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec, ku më pas që aty 50-vjeçarja është transferuar në Spitalin Rajonal në Gjakovë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Sinjali mëson se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin në tërësi.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.