Shpërthim zjarri në ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar për një shpërthim zjarri në ndërtesën e Institutit të Mjeksësisë Ligjore.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ministria e Drejtësisë përmes një njoftimi në Facebook, ku ka njoftuar se intervenimi i zjarrfikësve ka qenë i menjëhershëm dhe se nuk ka dëme.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë

Njoftim
Në orët e mbrëmjes, jemi njoftuar që në ndërtesën e Institutit të Mjeksësisë Ligjore, ka shpërthyer një zjarr. Të menjëhershme kanë qenë intervenimet e zjarrëfikësve. Policia është në vendin e ngjarjes po ashtu edhe zv. Ministri, Blerim Sallahu.
Sipas informacioneve qe kemi aktualisht nga vendi i ngjarjes, nuk ka dëme që janë shkaktuar nga zjarri. Personat përgjegjës tashmë po merren me shkaqet e shpërthimit të zjarrit.