Shtatorja e Adem Jasharit, së shpejti në Mitrovicë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza ka njoftuar se shtatorja e komandantit Adem Jashari, së shpejti do të vendoset në këtë qytet.

Ai ka publikuar një fotografi ku shihet se shtatorja pothuajse është e përfunduar.

“Shtatorja e Komandantit Legjendar, Adem Jashari, së shpejti në Mitrovicën tonë”, ka shkruar Hamza në Facebook.