Shtime: Një 64 vjeçar rrahet nga tre persona me mjete të forta

Një 64 vjeçar është rrahur me mjete të forta nga tre persona të tjerë.

Rasti ka ndodhur paraditën e sotme në fshatin Belincë të Shtimës.

Kështu tha për Klankosova.tv Kanun Veseli, i cili nuk bëri të ditur arsyet se pse ndodhi konflikti.

Veseli tha se viktima u dërgua për trajtim mjekësor në emergjencën e Ferizajt, ndërkaq tre personat e dyshuar u arrestuan.

“N.Q, 41 vjeçar, S.Q, 44 vjeçar dhe S.Q, 20 vjeçar, me vendim të prokurorit janê dêrguar nê mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore”, tha Veseli.