Shtiu me armë dhe i publikoi pamjet, ky është i riu që u arrestua në Deçan

Gazeta mbrëmë raportoi për arrestimin e një personi në Deçan, i cili para tre muajsh dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në Bjeshkën e Strellcit dhe më pas pamjet i kishte publikuar në rrjete sociale.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për A.Dautaj, 20-vjeçar (KËTU emri i plotë)

Pasi Policia ka siguruar pamjet e gjuajtjes me armë, Dautaj është arrestuar dhe më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje, ndërkohë që janë ndërmarrë edhe veprime të tjera hetimore për identifikimin e të dyshuarve të tjerë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.