Nazim Veliu vdiq mbrëmë para orës 23:00 në Klinikën Intensive në kryeqytet.
Ai nuk u përballoi plagëve të marra në plagosjen e së martës në Rahovec, ndërsa lajmin e hidhur për 07 Press e dha drejtori i Emergjencës, Naser Syla.
Në fakt, që nga e martja e pasdites kur edhe ndodhi rasti, Nazimi ishte në gjendje më të rëndë.
I vëllau, Lulzimi kishte marrë plagë në këmbë, për çka ishte nisur në Spitalin e Gjakovës.
Gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Kujtojmë se për rastin përkatës, dy persona aktualisht janë në paraburgim.