Si është gjendja e vëllait tjetër që u plagos në rastin ku humbi jetën Nazim Veliu?

Nazim Veliu vdiq mbrëmë para orës 23:00 në Klinikën Intensive në kryeqytet.

Ai nuk u përballoi plagëve të marra në plagosjen e së martës në Rahovec, ndërsa lajmin e hidhur për 07 Press e dha drejtori i Emergjencës, Naser Syla.

Në fakt, që nga e martja e pasdites kur edhe ndodhi rasti, Nazimi ishte në gjendje më të rëndë.

I vëllau, Lulzimi kishte marrë plagë në këmbë, për çka ishte nisur në Spitalin e Gjakovës.

Gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Kujtojmë se për rastin përkatës, dy persona aktualisht janë në paraburgim.

“Do të kujtoj gjithmonë shpëtimtari im” – familjarë e bashkëluftëtarë me fjalë prekëse pas vdekjes së Nazim Veliut