Si mund të kualifikohet Kosova në “EURO 2024”?

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka ende gjasa për t’u kualifikuar në “EURO 2024”.

Ndonëse gjasat janë minimale, por matematikisht kjo është e mundur.

Si mund të arrihet kjo?

“Dardanët” deri në fundin e kampanjes kualifikuese i kanë edhe dy ndeshje, më 18 nëntor si mysafirë të Zvicrës dhe më 21 nëntor në “Fadil Vokrri” kundër Bjellorusisë.

Skuadra e udhëhequr nga Primozh Gliha, duhet t’i fitojë dyja takimet.

Ndërkaq, Rumania duhet të fitojë dhe të barazojë kundër Izraelit dhe fitojë ndaj Zvicrës.

Kjo është formula e mundshme se si Kosova mund të jetë pjesë e evropianit që vitin e ardhshëm do të mbahet në Gjermani.

Kombëtarja ku luajnë edhe dy futbollistët me prejardhje nga Koosva, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, nuk po kalon momentet më të mira.

Zvicra, nuk ka arritur në fitojë në katër nga pesë ndeshjet e fundit, dhe kjo do të jetë mundësi e mirë për “kaltëreverdhët”.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet edhe ky objektiv.