Si ua prishi policia e Kosovës planin terroristëve serbë përmes mitralozit – detajet e fundit

Të dielën në Banjskë të Leposaviçit  ndodhi sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës.

Por terroristët u zmbrapsën nga Policia ndërmjet një operacioni që u cilësua si një ndër më të suksesshmit që nga paslufta.

Ky grup dështoi në qëllimin e tij de u zbraps e edhe e tradhtuan njëri tjetrin.

Gazetari, Shkumbin Kajtazi, ka zbuluar detaje të padëgjuara më parë nga operacioni i Policisë në Banjskë.

Grupi kriminal kishte si qëllim të vinte kontroll mbi Banjskën e Zvecanit, me gjithë ato xhipa, armatim e autoblinda, mirëpo gjithçka u shkoi keq.

Aty pati tradhti, pati dështim të planit dhe pati në fund ikje. Si ndodhi dështimi? Grupi kriminal kishte armë të ndryshme, por e kishte një mitraloz me fuqi të madhe dhe të gjerë veprimi me të cilin do të krijon mburojë”, ka thënë Kajtazi.

Kajtazi ka shpjeguar se pas shkatërrimit të mitralozit nga ana e Policisë së Kosovës grupi terrorist u vë në panik e kaos.

“Atë e shkatërruan Policia e Kosovës përmes snjaperëve të vendosur në zonën përeth, këtu ishte pika kryesore kur u shkatërrua grupi. Prishja e armës kryesore që ishte e vendosur poshtë manastirit në një bujtinë e prishi gjithë planin, grupi u vendos në një tmerr në një frigë, të gjithë mundoheshin të iknin, armatimi iu mbeti në bujtinë e pjesa tjetër nëpër vetura”, ka thënë Kajtazi.

Kajtazi ka thënë  se serbët e ardhur nga Serbia ikën me autoblindë ndërsa serbët e Kosovës u lanë mbrapa.

“Nga kjo situatë kaosi erdhi edhe deri tek tradhtia, nga ato që kemi mësuar, ekziston skenari se grupi që shkoi në autoblindën e blinduar dhe largohet menjëherë nga Banjska e Zveqanit janë serb që kishin ardhur nga Serbia, pas u lanë një grup tjetër që ikën në këmbë ata janë serb nga Kosova”, u shpreh Kajtazi.

Ndiqeni videon e plotë: