Sinner e mund Djokovicin, kualifikohet në finale të Australian Open

Jannik Sinner është finalisti i parë i Grand Slamit “Australian Open”.

Tenisti italian arriti të eliminonte në gjysmëfinale Novak Djokovicin 1:3 në sete, shkruan Gazeta Express.

Dy setet e parë ishin shumë të lehtë për Sinner, duke fituar 1:6 dhe 2:6.

Seti i tretë i takoi serbit Djokovic 7:6, kurse punën e përfundoi në setin e katërt Jannik Sinner, duke fituar 3:6.

Në finale, Sinner do të përballet me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Daniil Medvedev dhe Alexander Zverev.