“S’ka vendim për protestë”, NJSI dhe Sindikata e Policisë në pritje të një takimi me Sveçlën

Nuk ka ndonjë vendim për protestë nga Njësia Speciale Intervenuese (NJSI).

Kështu thotë kryetari i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri për Arbresh.info.

Zeqiri thotë se janë në pritje të një takimi me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sa i përket zbritjes së pagave, Zeqiri thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk lejon zbritje.

Zeqiri: Jemi në pritje të një takimi me Sveçlën.

Jemi në pritje të një takimi me Ministrin e MPB-së për të diskutuar për kërkesat dhe realizimin e tyre, kështu që nuk ka ndonjë vendim për protestë, duke marr parasysh edhe situatën në veri të vendit. Kurse sa i përket zbritjes së pagave, tani më vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk lejon zbritje si dhe disa benifite tjera”, shprehet Zeqiri.