“S’kemi ndryshuar qëndrim për Kodin Civil”, deputetët e VV-së i kthejnë përgjigje Albulena Haxhiut

Dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje që kanë qenë të zëshëm kundër Kodit Civil që lejon martesën mes personave me gjini të njëjtë nuk kanë ndryshuar qëndrim rreth kësaj çështje.

Ndonëse ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklari se po punojnë që Kodi Civil të mos dështojë në Kuvend, Eman Rrahmani e Gramos Agusholli duket se nuk kanë ndryshuar qëndrim.

Rrahmani në një prononcim për Gazetën Blic ka treguar se nuk ka ndryshuar qëndrim për këtë çështje.

Njëjtë, është shprehur edhe Gramos Agusholli.

“Nuk kam ndryshu qëndrim për Kodin Civil.” – ka deklaruar ai për gazetën.

Ndërkohë, dje në një konferencë për media Haxhiu deklaroi se janë duke punuar me deputetët e Kuvendit që Kodi Civil të mos dështojë.

“Sigurisht që mund të pyetem për procedimin e Kodit Civil, planifikojmë që brenda këtij viti t’i procedojmë edhe Kodin Civil edhe Kodin e Procedurës Civile. Pse deri tash nuk është proceduar? Iu kam treguar edhe në konferenca të kaluara që ne jemi duke punuar me deputetët e Kuvendit të Kosovës në mënyrë që Kodi Civil të mos dështojë në Kuvendit.” – tha ajo.

Ministrja Haxhiu përmendi se janë duke u siguruar që ta kenë mbështetjen edhe nga deputetët e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, po ashtu, edhtë opozitës.

“Qëllimi jonë është që mos të dështojë, po sigurohemi që ta kemi mbështetjen e deputetëve të grupit parlamentar, sikurse edhe të opozitës.” – u shpreh ajo.