“S’kemi pasur asnjëherë qeveri më të kapur nga militantizmi e klientelizmi”

Analistja politike, Laura Kryeziu, ka thënë se është një luftë që Qeveria e Kosovës po e bën ndaj institucioneve të endit që janë krijuar tash e 20 vjet.

Sipas Kryeziut, është krijuar një perceptim që sa herë që ka ndonjë vendim që nuk është në përputhje me bindjet e qeverisë, atëherë partia në pushtet vazhdon me propagandën se “çdo gjë është e kapur”.

“Derisa në praktikë nuk e kemi pasur asnjëherë asnjë qeveri që është më e kapur në formën e militantizmit, nepotizmit, klientizmit që e kemi tani në këtë qeveri. Në qoftë se çdo institucion që është krijuar 20 vjet para se ta merte VV-ja pushtetin, shikohet si armik”.

“Ngelizhenca që të mos respektohen vendimet e gjykatës, ne e kemi edhe mosrespektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ministrinë e Arsimit. Gjykata Kushtetuese ka mundur ta dënojë dhe të sjellë vendim, por është respektuar dhe njerëzit kanë hapur rrugë e kanë dhënë dorëheqje”, tha Kryeziu në Rubikon, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ajo tha se mosrespektimi i vendimeve të gjykatave është një luftë tjetër e brendshme, pasi sipas saj, qeveria konsideron që çkado që vjen prej gjykatave që janë krijuar tash e 20 vjet, pushteti thotë se “janë duke na bërë për inati”.