Skena impozante në Tbilisi – Gjeorgjia triumfon në penallti për të shkuar në EURO 2024, për herë të parë në histori

Gjeorgjia ka shokuar Greqinë për të bërë vend në Kampionatin Evropian të futbollit. Të martën mbrëma në Tbilisi, Gjeorgjia e mposhti Greqinë pas gjuajtjes së penalltive, në finale të plejofit për kualifikim në Euro 2024.

Finalja Gjeorgji – Greqi i ka takuar Rrugës C të plejofit.

Gjeorgjia prej fundit të pjesës së parë luajti me një lojtar më pak në fushë. Giorgi Loria u përjashtua me të kuq. Por e mbajti rezultatin 0:0 deri në fund e po ashtu në vazhdime. Në penallti gjeorgjianët shënuan katër herë, ndërsa Greqia ishte vetëm dy herë e saktë.

Gjeorgjia për herë të parë është kualifikuar në Evropian.

Do të jetë në grup me Turqinë, Portugalinë e Çekinë.