Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Sot do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, në të cilën në rend dite janë dhjetëra pika që kanë mbetur nga seancat e kaluara të Kuvendit, por edhe përgatitja për seancën e re.

Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 08 shkurtit 2024 janë: Votimi për emërimin e 3 anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, propozimi për përzgjedhjen e një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, zgjedhja e Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës,zgjedhja e një anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e fakulteteve juridike të Republikës se Kosovës, si dhe shumë pika të tjera.

Gjithashtu njëra nga pikat e mbledhjes së sotme të Kuvendit është edhe propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës: Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare e të tjera.