Sot mot me diell, gjatë ditës shtohen vranësirat

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, këto të fundit pritet të jenë më të shtuara gjatë ditës, duke u bërë kryesisht vranët.

Sipas MeteoKosova, mëngjesi do të jetë i ftohtë.

Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i jugut me shpejtësi prej 10-28 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 20°C.