Dita Ndërkombëtare e Familjes festohet më 15 maj dhe është shpallur si dita e familjes nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkura në 1993 me rezolutën A/RES/47/237.
Ajo pasqyron rëndësinë që u jep familjeve bashkësia ndërkombëtare. Dita Ndërkombëtare e Familjes ofron një mundësi për të promovuar ndërgjegjësimin për çështjet dhe njohuritë të proceseve shoqërore, ekonomike dhe demografike që prekin familjet.