Sot varroset producenti Fisnik Vejsa

Të enjten mbrëma vdiq gazetari i njohur, Fisnik Vejsa.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, e shtune, në ora 13:00 te varrezat e qytetit të Prishtinës.

Vejsa për shumë vjet ishte pjesë e televizionit Tribuna, autor i emisionit “Fauna Jonë” në KTV, si dhe producent i disa prodhimeve mediatike të njohura në vend, si seriali “O sa mirë” i transmetuar në Klan Kosova.

Pas vetes, Vejsa la dhe dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.