Sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Që të katër janë të akuzuar për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit.

Aktakuza fillestare kundër tyre ishte konfirmuar më 26 tetor të vitit 2020, ndërkaq aktakuza që është në fuqi ishte dorëzuar më 27 shkurt të vitit të kaluar.

Kujtojmë se Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.