Spahiu: Vendosja e kryetarëve të veriut në komuna, më e rëndësishme se shpallja e pavarësisë së Kosovës

Analisti Nexhmedin Spahiu ka befasuar të gjithë mbrëmë me deklaratën e tij për aksionet e policisë në veri të vendit.

Në “Debat Plus” ai ka thënë se hyrja e djeshme të tre kryetarëve të veriut në objektet komunale dhe vendosja e flamurit të Kosovës në ato objekte është sukses i madh i Kosovës.

Madje, sipas tij, ky veprim është më e rëndësishme se sa shpallja e pavarësisë së Kosovës.

“Përndryshe ky është një sukses i madhe i shtetit të Kosovës, madje më i madh se shpallja e Pavarësisë së Kosovës. Është sukses. Është më e rëndësishme për Kosovën se shpallja e Pavarësisë së Kosovës”, ka thënë ai.

Spahiu ka shtuar se me këto aksione nuk është përmbyllur gjithçka.

“Prandaj, beteja nuk ka përfunduar edhe në muajt në vijim, natyrisht, nëse arrijnë institucionet e Kosovës dhe Policia e Kosovës me e mbajt këtë gjendje që është sot. Atëherë pozita e Kosovës në Bruksel do të jetë më e favrorëshme sesa në të kundërtën…”, ka thënë Spahiu.