Specialja konfirmon bastisjet në Kosovë: Po na asiston Policia e Kosovës

Specialja ka thënë se është duke zhvilluar bastisje të vazhdueshme.

Nga Specialja kanë bërë të ditur se bastisja po mbështetet nga Policia e Kosovës dhe EULEX-i.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (SPO) është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë. Operacionet e PSP-së po mbështeten nga Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në përgjigjen e zyrës për media të ZPS-së për lajmi.net.

Në media është raportuar se përveç shtëpisë së Shalës, është duke u bastisur edhe shtëpia e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj.

Smakaj ka qenë edhe këshilltar politik në kabinetin e ish-presidentit Thaçi.