Specialsët e Kosovës dhurojnë gjak vullnetarisht

Në Kosovë është duke u shënuar java e dhurimit të gjakut.

Me këtë rast pjesëtarët e Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, sot kanë dhuruar gjak në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Nga Divizioni i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, përafërsisht 80 pjesëtarë kanë dhuruar gjak në mënyrë vullnetare.

Postimi i plotë:

Zyrtarë policorë të Njësive Speciale, dhurojnë gjak në shënim të ‘Ditës botërore të dhurimit të gjakut’ Prishtinë, më 14.06.2024

Sot, më 14 qershor 2024, nga ora 11:00, në ‘Sheshin Nëna Terezë’, Prishtinë me moton: “Dhuro gjak, dhuro jetë”, për nder të ‘Ditës botërore të dhurimit të gjakut’, nga Divizioni i Njësive Speciale të PK-së, përafërsisht 80 pjesëtarë kanë dhuruar gjak në mënyrë vullnetare.