Stano: Nëse s’ka përparim në dialog nënkupton se nuk ka përparim në procesin e anëtarësimit në BE

Zëdhënësi i Bashkimi Evropian, Peter Stano, ka thënë se rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë kalon përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Nga selia në Bruksel u përsërit konfirmimi se pa përparim në procesin e normalizimit s’ka përparim në procesin e integrimeve.

BE-ja ishte shume e qartë në shumë raste dhe gjithashtu në dokumentin e saj se rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë kalon përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Me fjalë të tjera, nëse s’ka përparim në dialog nënkupton se nuk ka përparim në procesin e anëtarësimit në BE. Është e qartë. Kjo është thënë në disa dokumente të BE-së në konkluza të Këshillit që prej vitit 2013, 2014 dhe deri më 2022, në kornizën negociuese të Serbisë, në raportet për Kosovën dhe Serbinë, pra është thënë shumë qartë se cfarë presin BE dhe vendet anëtare të saj kur bëhet fjalë për procesin e anëtarësimit dhe dialogun. Kjo aktualisht është pjesë e një procesi të njjëjtë”, tha Stano ndër tjera në një konferencë për media.

Kryeministri i Kosovës në fillim të kësaj jave kishte propozuar që procesi i integrimeve për Kosovës të ndahet nga procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Mirëpo zyrtarët e BE-së tërheqin vërejtjen se nuk ka gjasa të jetësohet ky propozim sepse thelbi i procesit të zgjerimit është pikërisht zgjidhja e çështjeve të hapura me fqinjët.

Bashkimi Evropian vazhdon të qëndron prapa parimit se nuk do e pranon në familje asnjë shtet që ka me çështje të hapura bilaterale si me fqinjët ashtu me ndonjë shtet anëtarë të BE-së.