Stavileci flet për karakteristikat e Thaçit dhe Veselit: I kam dashtë shumë

“I kam dashtë shumë”, thotë Blerand Stavileci, ndërsa flet për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, të cilët e kishin udhëhequr Partinë Demokratike të Kosovës.

I pyetur në një intervistë për Gjesi në T7 lidhur me raportin me Thaçin dhe Veselin, ish-ministri tha se “kemi pasur relacione tepër tepër tepër të mira”.

“Në shumë mendime, në shumë botëkuptime, në shumë pikëpamje ne jemi përputhë dhe vazhdojmë me qenë të tillë”, tha ai.

“Por këta kanë pasë edhe disa vlera tjera. Sidomos kryetari Kadriu e ka këtë pjesën e sinqeritetit që unë e çmoj shumë. Jo vetëm tek unë, e kam pa edhe të tjerët”, tha Stavileci.