Stradner: Mund të presim një tjetër përshkallëzim në Kosovë

Ivana Stradner, bashkëpunëtore shkencore në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington, tha se mund të pritet një tjetër përshkallëzim në Kosovë, ashtu si në shtator.

Përmes një postimi në “X”, Stradner ka shpërndarë një link, duke shkruar se është e bindur se mund të përsëritet një situatë e tillë.

“Telegram që ndan një histori të kafenesë Panda, që do të thotë se ata po përgatisin një tjetër flamur fals dhe do të akuzojnë Mbretërinë e Bashkuar. Ky mesazh ishte shpërndarë nga kanale të tjera ruse e serbe dhe tashmë mediat serbe dhe ruse akuzuan Britaninë e Madhe për komplot të luftës në Kosovë”, shkruar ajo.