“Strukturat paralele serbe ende aktive në veri të Kosovës”

Njohës të cështjeve të sigurisë thonë se shpërbërja e strukturave paralele dhe ilegale ne pjesën veriore të Kosovës nuk ka përfunduar. Sipas tyre mosthemelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe ka ndihmuar në praninë e institucioneve paralele serbe të sigurisë në veri.

Ish-ministri I brendshëm I Kosovës, Bejtush Gashi, tha se strukturat paralele të sigurisë në veri të vendit i kanë shërbyer Serbisë për të destabilizuar Kosovës dhe njëkohësisht për ta ruajtuar stabilitetin e saj të brendshëm. Sipas tij, autoritetet e rendit në Kosovë nuk kanë arritur të vendosin një kontroll të duhur në këtë pjesë të vendit.

“..Këto grupe kanë arritë që të krijojnë një situatë që qeverisë së Kosovës t’i imponohet që të merret me menaxhim të krizave, e jo me projekte të tjera që ka. Në rrafshin diplomatic, të gjitha aktivitetet e këtyre grupeve, fatkeqësisht Serbia i ka shfrytëzu jashtëzakonisht mirë edhe pse ka qenë aktori dhe faktori mbështetës i organizimit dhe aktiviteteve të këtyre grupeve në rrafshin diplomatik”, tha Gashi.