Sulmi ndaj zyrtarëve policorë në veri, reagon Sindikata e Policisë

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pas sulmit ndaj zyrtarëve policorë që ndodhi natën e mbrëmshme në veri të vendit.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, sindikata u ka uruar shërim të shpejtë zyrtarëve të lënduar, ndërsa ka kërkuar nga drejtësia që të veprohet sa më shpejtë, në mënyrë që të ndikojë edhe në parandalimin e sulmeve të tjera.

Fluturojnë çmimet edhe në Durrës, një hamburger 8 euro, plazhet bosh / FOTO

Më poshtë edhe njoftimi i plotë.

“Pesë zyrtar policorë kanë pësuar lëndime gjatë kryerjes së detyrave zyrtare duke vepruar në ndjekjen e krimit të organizuar dhe kontrabandës. Duke mos zbatuar urdhëratë e zyrtarëve policorë për tu ndalur, një kamion ka goditur veturën e policisë me që rast pesë zyrtar policorë kanë pësuar lëndime si dhe janë shkaktuar dëme materiale.

Zyrtarëve policorë u dëshirojmë shërim të shpejtë, kurse nga organet e drejtësisë kërkojmë që të veprojnë sipas ligjit ndaj kryesve të këtyre veprave penale. Veprimi sipas ligjit nga Prokuroria dhe Gjykata do të ndikonte në parandalimin e sulmeve ndaj zyrtarëve policorë dhe veprave tjera penale.

“Policia e Kosovës janë krenaria e të gjithë neve prandaj ju jemi mirënjohës për punën, sakrificën, guximin dhe profesionalizmin që po e tregojnë për çdo ditë në përmbushjen e misionit të tyre”.

Kongresi miraton Rezolutë për vëllezërit Bytyqi: Raporti SHBA-Serbi të varet nga zgjidhja e rastit