Sulmohet një grua në Prishtinë, arrestohen dy të dyshuarat

Dy gra janë arrestuar në Prishtinë pasi kanë sulmuar një tjetër.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.

“SULM- Prishtinë / 21.01.2024 – 18:33. Jane arrestuar dy të dyshuara femra kosovare mbi dyshimin se kishin sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Të dyshuarat me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.