Vuçko Boriloviq (34), i cili sot në Cetinje vrau një familje të tërë dhe plagosi disa persona, ka qëlluar me pushkë gjuetie, shkruajnë mediat malazeze.
Jozyrtarisht kanë marrë vesh se në mesin e të vrarëve ka edhe katër fëmijë.
11 persona kanë humbur jetën sot në Cetinje të Malit të Zi, në një tragjedi që besohet të jetë një konflikt familjar, raportojnë mediat.
Pacolli: Kosova nuk guxon të bëjë asnjë hap me Serbinë pa u koordinuar me bashkësinë ndërkombëtare
Konflikti ka ndodhur rreth orës 16:00 dhe sulmuesi është vrarë, shtojnë mediat malazeze. Gjashtë persona u plagosën, duke përfshirë një polic.
Sipas mediave, pas një sherri të shkurtër familjar, burri ka nxjerrë armën dhe ka hapur zjarr. Policia ka reaguar menjëherë dhe ka tentuar ta nënshtrojë, por ai nuk është dorëzuar dhe ka qëlluar në drejtim të policëve.
Më pas ata qëlluan disa të shtëna dhe sulmuesi u vra.