“S’un ishin t’u çu PDK-ja sot, shumë përmallshëm”, Dimal Basha tallet me reagimet pas publikimit të intervistës së Thaçit

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka reaguar pas intervistës së ish-presidentit, Hashim Thaçi të publikuar dje.

Basha është tallur me reagimet e zyrtarëve të PDK-së për këtë intervistë,  duke thënë se nuk po mund të ngritet.

“S’un ishin t’u çu PDK-ja sot, shumë përmallshëm!” – ka shkruar ai.

Më tej, ai ka vazhduar: “Bile ata që e kanë votu Gjykatën Speciale n’shtrat ishin met, teslim ishin!”