Surroi, kandidat i Kosovës për Sekretar të Përgjithshëm të Këshillit Rajonal për Bashkëpunim

Publicisti Veton Surroi, është kandidat potencial i Kosovës për Sekretar të Përgjithshëm të Këshillit Rajonal për Bashkëpunim.

Këtë e bën të ditur portali serb në Kosovë, “Kosovo Online”, duke iu referuar burimeve të veta diplomatike dhe një shkrese të Qeverisë në të cilën ata kanë qasje.

“Qeveria e Kosovës i ofron mbështetje të plotë Surroit dhe është e bindur se ai është personi i duhur që mund të vazhdojë vizionin e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe do të vlerësonte lartë mbështetjen e rëndësishme të Qeverisë së Bosnjës dhe Hercegovinës për kandidaturën e Veton Surroit për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal”, thuhet në shkresë.