Sveçla bën kajak në Liqenin e Ujmanit: Vendi ynë gëzon pasuri të jashtëzakonshme natyrore

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është shfaqur me kajak në Liqenin e Ujmanit gjatë ditës së sotme.

“Me pjesëtarë të Federatës për Kajakim të Kosovës kaluam këtë të diele duke lundruar në Liqenin e Ujmanit”, ka shkruar ai në Facebook.

Njoftimi i plotë:

Me pjesëtarë të Federatës për Kajakim të Kosovës kaluam këtë të diele duke lundruar në Liqenin e Ujmanit.

Vendi ynë gëzon pasuri të jashtëzakonshme natyrore të cilat mundësojnë zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme rekreative të qytetarëve tanë e veçanërisht rinisë sonë.

Liqeni Ujmanit i rrethuar me bukuritë natyrore dhe me kapacitetin që ka, sot ishte adresa e sportistëve të Federatës për Kajakim, të cilët lundrojnë ujërat e vendit tonë por edhe më gjerë. I falënderoj për ftesën dhe i përgëzoj për organizimin.