Sveçla në Bare: Kidnapimi ishte hakmarrje për Llunen, kërkuam reagim nga ndërkombëtarët

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shkuar në fshatin Bare ku edhe u kidnapuan tre policët kosovarë nga forcat serbe.

Sipas gazetares së Klan Kosovës, Rina Mujku, Sveçla ka thënë që arsyeja e kidnapimit të policëve është hakmarrja për arrestimin e Mileun Milenkoviqit – Llunes.

Për më tepër, Sveçla ka thënë se kanë kërkuar nga ndërkombëtarët që të reagojnë, dhe si përgjigje e kanë marrë konfirmimin që do të angazhohen për këtë rast.