Sveçla publikon dokumentin, dëshmi e radhës se Serbia e mbështeti grupin terrorist politikisht, financiarisht e logjistikisht

Një dokument të ri, dëshmi se Serbia ka mbështetur politikisht, financiarisht e logjistikisht, grupin terrorist serb, të sulmit të së dielës, e ka publikuar së fundi, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Ai thotë se ky dokument është vërtetim të cilin ushtria e Serbisë, ua ka dhënë atyre me rastin e dorëzimit të lansuesit të granatave.

”Shtohen një pas një dëshmitë e lidhjes zyrtare mes shtetit të Serbisë dhe grupit terrorist që kreu vrasjen e policit Afrim Bunjaku dhe përgatitjen e aksionit kundër rendit kushtetues me qëllim destabilizimin e Republikës së Kosovës.
Ky dokument është vërtetim që ushtria e Serbisë i ka dhënë grupit me rastin e dorëzimit të lansuesit të granatave, që më pas u zu nga Policia e Kosovës në aksionin e 24 shtatorit. Atë që e kemi deklaruar në vazhdimësi tash po e mbështesim edhe me fakte e dokumente të pakontestueshme se shteti i Serbisë mbështet këto grupe terroriste politikisht, financiarisht, logjistikisht”.