Syla ironizon me Kurtin: Që të punojë diçka, votojeni 71 për qind

Analisti Valon Syla, ka ironizuar me kryeministrin Kurti, pasi ky i fundit nuk u ftua nga Ambasada Amerikane në takimin e 31 janarit.

Me anë të një postimi në Facebook, Syla ka ironizuar me gjithë ata që po thonë se nëse Qeveria Kurti rrëzohet për shkak të Asociacionit, Lëvizja Vetëvendosje do të fitojë mbi 71 për qind të votove.

“Duheni me votu Albin Kurtin 71% që me mujt me kry naj punë se me 51% sa i ka lyp, shej spo ja len. Ngutnu. Nginu VV, se ket tu plasë”, ka shkruar Syla.

Në takimin e 31 janarit do të diskutohet për modalitetet e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.