Syla: Qeveria e Kurtit është duke u sjellë si regjim, është kundër fjalës së lirë

Gazetari Valon Syla është duke marrë pjesë në protestën e thirrur nga AGK-ja dhe shoqëritë civile për vendimin e MINT-it ndaj Klan Kosovës.

Syla potencoi se me Klan Kosovën janë të gjitha mediat, teksa potencoi se Qeveria kosovare po e sulmon sipas tij, lirinë.

“Një pjesë e gazetarëve, dhe e mediave, pas skandaleve të fundit me përgjime dhe sanksioneve të BE-së dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, krejt lufta e qeverisë  e Albin Kurtit me media, është njëfarë tendence për tërheqje të vëmendjes, por nuk më duket ashtu. Këtu janë duke u kaluar të gjithë kufijtë, janë Republika, qeveria e Kurtit është duke u sjellë si regjim është kundër lirive të drejtave themelore të njeriut, është kundër fjalës së lirë”, u shpreh Syla për Klan Kosova.

“Pa u shpreh s’mundemi ta mbrojmë të drejtën për fe as për të tjera, fatkeqësisht një qeveri kosovare po e sulmon lirinë, Klan Kosovën, me Klan Kosovës të gjitha mediat, nuk ka gazetarë që nuk linçohet në rrjetet sociale”.