Tadiq: Në fund të nëntorit ose fillim të dhjetorit mund të nënshkruhet marrëveshja Kosovë-Serbi

Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka thënë se pret që në fund të këtij muaji ose në fillim të dhjetorit të arrihet një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Tadiqi ka thënë se Vuçiqi një marrëveshje të tillë do ta shesë sikur fitore, megjithatë sipas ish-kreut të shtetit serb, një marrëveshje e tillë “do të kërcënonte interesat serbe” në Kosovë, raporton Express.

“Së shpejti do të shohim se çfarë dronësh, çfarë avionësh ‘Mi’g, largimi i serbëve nga institucionet dhe i gjithë ky dramatzim, do ta shohim për çka ishte e tëra. Në fund të këtij muaji ose në fillim të muajit të ardhshëm pres një marrëveshje që do të paraqitet sikur të ishte fitore, por që në fakt automatikisht do të kërcënojë dramatikisht interesat tona legjitime në Kosovë”, shkroi ai në Twitter.