Tahiri: Arratisja e Sekiraqës dështimi i radhës i drejtësisë, një arsye më shumë për zgjedhje

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sundimi i ligjit dhe siguria e qytetarëve të Kosovës është në nivelin më të ulët.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se arratisja e Enver Sekiraqës është dështimi i radhës i institucioneve të drejtësisë dhe për këtë duhet dhënë llogari.

Prandaj sipas tij kjo është një arsye më shumë përse vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje të parakohshme.

Postimi i tij i plotë:

Niveli i sundimit të ligjit dhe siguria e qytetarëve të Kosovës është në nivelin më të ulët. “Të fortët” që sfidojnë ligjin çdo herë e më shumë po inkurajohen nga qeveria e paaftë që ka dështuar për të fuqizuar luftën kundër krimit.

Arratisja e Enver Sekiraqës është dështimi i radhës i institucioneve të drejtësisë dhe për këtë duhet dhënë llogari.

Kjo gjendje është një arsye më shumë përse vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje të parakohshme. Gjendje e tillë alarmante është edhe në sektorët e tjerë, prandaj shpërndarja e Kuvendit dhe zgjedhjet e reja tanimë janë të domosdoshme.