Tahiri kritikon Qeverinë për mostransparencë në dialog: E dëmton Kosovën dhe vetë Kurtin

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë dhe kryeministrin Albin Kurti për mungesë transparence në dialogun me Serbinë. Tahiri shprehet se Kuvendi i Kosovës është injoruar dhe është në terr informativ, duke shkaktuar dëm të Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të  AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë  dhe kryeministrit, Albin Kurti, për mungesë të transparencës në dialog.

Tahiri ka thënë  se Kuvendi i Kosovës është injoruar nga Kurti dhe është në terr informativ, kështu sipas tij, kjo e dëmton Kosovën, por, edhe vetë Kurtin.

“Kosova në dy vjet  e gjysmë  ka qenë  peng i procesit të  dialogut, vetëvendosja si subjekt kauzën e vet kryesore ore ka pasur jo negociata dhe në fakt për dy vjet e gjysmë ka qëndru vetëm në negociata. Fatkeqësisht Parlamenti është  i injoruar, jemi në terr informativ. Dhe kjo e demon Kosovën dhe, e dëmton vetë zotin Kurtin”, ka thënë  tahiri.

Gjithashtu, Tahiri, tha se me kërkesë të partive opozitare, të enjten do të diskutohet për Raportin e Komisionit Evropian (KE), duke theksuar se është e rëndësishme që Kuvendi i Kosovës të ketë mendim rreth gjetjeve nga ky Raport.