Tahiri nga Asambleja e KE-së: Konkluzion i përbashkët se demokracia në Serbi është e rrezikuar

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në të cilën është diskutuar raporti për vëzhgimin e zgjedhjeve në Serbi.

Tahiri përmes llogarisë së tij zyrtare në Facebook, ka thënë se është konkluzion i përbashkët që këto zgjedhje nuk kanë qenë të lira dhe që demokracia atje është në rrezik.

“Jemi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Për momentin është duke u diskutuar raporti për vëzhgimin e zgjedhjeve në Serbi. Është konkluzion i përbashkët që këto zgjedhje nuk kanë qenë të lira dhe që demokracia atje është në rrezik”, ka thënë Tahiri.