Tahiri për Thaçin: Urime ditëlindjen miku im i idealeve kombëtare

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri e ka uruar për datëlindjen e 56 ish-presidentin Hashim Thaçi.

Tahiri tha se veprimtaria çlirimtare e Thaçit është dhe mbetet historike.

“Urime ditelindjen miku im i idealeve kombetare! Ti nuk je perkohesisht mes nesh, por veprimtaria yte clirimtare eshte dhe mbetet historike!”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”. /Express/