Tahiri: Qeveria Kurti po e dërgon vendin në humnerë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë Kurti për rëndim të jetës së qytetarëve.

Ai ka numëruar disa veprime të Qeverisë me të cilat, sipas tij, po vështirësohet jeta e kosovarëve.

Në profilin e tij në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se kjo qeveria po e dërgon vendin në humnerë vendin.

“Madje, kjo Qeveri, jo që po ua lehtëson jetesën qytetarëve, por i mashtroi të gjithë ata që pritën zhvillim ekonomik e luftim të korrupsionit. Më e keqja, ua humbi shpresat për një të ardhme më të mirë gjeneratave të ardhme në Kosovë. Kjo pasiguri e madhe për të ardhmen, lidhet me ekonominë e rënduar të vendit, punësimin dhe kushtet e jetës. Ky drejtim politik i kësaj qeverisje po e dërgon vendin në humnerë, para shkatërrimit të përgjithshëm. Po krijojnë skandale në të gjitha sferat, për të mbuluar dështimin e mashtrimin”, ka shkruar Tahiri.