Tahiri thirrje VV-së: Dinari të mos na bëhet “mollë sherri” në rrugëtimin tonë drejt integrimit tonë Evropian

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri tha se çështja e dinarit nuk është dashur të diskutohet fare në Bruksel, pasi Kosova që nga viti 2002 operon me valutën euro.

Ai thotë se Qeveria po krijon tema që e pengojnë përparimin e Kosovës.

Tutje ai ka kërkuar më shumë kujdes, në mënyrë që kjo temë të mos bëhet “mollë sherri” në rrugëtimin drejt integrimit Evropian.

“Çështja e dinarit është vendim i brendshëm i Kosovës. Valuta euro është valutë tash e 22 vite dhe nuk duhet të diskutohet as në Bruksel e askund tjetër. Problemi qëndron se kjo qeveri do të thotë i nxjerr disa tema pa kurrfarë nevoja që pastaj kthehen në tema që e pengojnë ecjen e Kosovës përpara dhe në veçanti e pengojnë Kosovën në rrugëtimin e vet në formësimin dhe forcimin e subjektivitetit vetndërkombëtar. Kjo ka ndodh pra nuk duhet diskutohet dinari askund mirëpo duhet të trajtohet me partnerët tanë Kosovë për me u gjet një zgjidhje. Valuta është e vetme dinari mirëpo është tepër më rendësi që kjo të mos na bëhet mollë sherri në rrugëtimin tonë drejt integrimit tonë Evropian”, u shpreh Tahiri për EO.