Tahiri: Viti i katërt i qeverisjes dhe nuk janë në gjendje ta bien në Kuvend Ligjin për Sigurime Shëndetësore

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka njoftuar se kanë mbledhur nënshkrimet për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për Ligjin për Sigurimet Shëndetësore.

Ai ka kritikuar Qeverinë Kurti që sipas tij është viti i katërt i qeverisjes dhe nuk janë në gjendje ta bien në Kuvend Ligjin për Sigurime Shëndetësore.

” Nëse i sëmuret dikujt, fëmija, prindi apo një anëtar i familjes, të gjitha kursimet që i ka, duhet t’i shkrijë, të hyjë borxh për të shëruar të sëmurin. Po hyjmë në vitin e katërt të qeverisjes dhe nuk janë në gjendje ta bien në Kuvend Ligjin për Sigurime Shëndetësore”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Postimi i plotë: