Hashim Thaçi, ish-president i Kosovës, po mbahet i paraburgosur që nga 5 nëntori i vitit 2020-ës në Hagë nga Gjykata Speciale. Që nga atëherë, ish-shefi i shtetit nuk i ka parë prindërit e tij.
Por, duket se mallëngjimit për babain Haxhi e nënën Hyra po i vie fundi.
Gazeta Nacionale mëson nga burimet e saja se Haxhi e Hyra Thaçi do të udhëtojnë nesër për në Hagë për ta parë djalin e tyre, për herë të parë që më shumë se një vit e gjysmë nga dita që u arrestua.
Peticioni me mbi 21 mijë nënshkrime për Trustin dërgohet në kuvend të mërkurën
Burimi i gazetës Nacionale ka treguar se prindërit e ish-presidentit do të udhëtojnë për në Hagë nesër në mengjësë dhe do të qendrojnë deri në ora 16:00.
Dëshirën për ta takuar djalin e tyre, e kishin theksuar edhe gjatë vizitës së Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë, në Burojë të Skënderajt.
Madje, ishte vet kryeministri shqiptar që u premtoi prindërve të Thaçit udhëtimin bashkarisht në Hagë.
Ende nuk dihet nëse kësaj radhe atyre do t’iu bashkohet në vizitën për tek ish-presidenti Thaçi.
Gjatë qëndrimit të Ramës në Burojë, vëllai i Thaçit kishte treguar se prindërit e tij do të udhëtonin së shpejti për në Hagë.
Deri tani, prindërit e Thaçit ishin takuar vetëm në formatin “online”, nëpërmjet bisave në ZOOM.