Takimi Osmani-Haradinaj dështon: U vonua presidentja

Ka dështuar takimi i paraparë midis presidentes, Vjosa Osmani dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ku do të diskutohej për përmbajtjen e draft-statutin e Asociacionit.

Ky takim ishte planifikuar të mbahej dje, pasi që presidentja Osmani ta përfundonte takimin me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiu, por takimi kishte zgjatur më shumë sesa që ishte paraparë dhe kjo kishte shtyrë që Haradinaj të largohet nga objekti i Kuvendit.

Ndërkaq, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, konfirmoi se presidentja është vonuar për takim.

‘’AAK-ja ka qenë e gatshme, kryetari i AAK-së ka shpreh gatishmëri të takohet, sa kam informacione presidentja është vonuar në takim dhe zoti Haradinaj më të drejtë nuk ka pritur më shumë’’ tha Lekaj për RTV 21.