Taravari zbulon bisedat me dy kryeministrat shqiptarë, Ramën e Kurtin

Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, nga lista ‘VLEN’, Arben Taravari, ka thënë se me dy kryeministrat shqiptarë, të Kosovës Albin Kurtin dhe të Shqipërisë, Edi Ramën që u takuan para disa jave, kanë biseduar për aktualitetet në Maqedoni të Veriut.

Ai në emisionin “Kallxo Përnime”, ka shtuar se Rama e Kurti janë në të njëjtën vijë, për rrugën europiane.

E kemi biseduar edhe eventualisht kandidaturën për president, kemi biseduar për rrugën europiane të Maqedonisë. Të dy përkrahen idenë që të bëhet çmos dhe thanë që të inkurajojmë që në qeverinë e ardhshme duhet të jeni vetëm nëse ka ndryshime kushtetuese, s’duhet të lejoni të përçaheni etj.” – tha Taravari.