“Të bashkohet rreth një opozite të vërtetë”, Molliqaj fton diasporën në PSD

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka ftuar diasporën që t`i bashkohet partisë së tij.

Ai ka bërë me dije aktivisti i cili do ta përfaqësojë PSD-në në Gjermani është Bekim Kukiqi.

Në profilin e tij në “Facebook”, Molliqaj ka shkruar se kushdo që dëshiron t`i bashkohet PSD-së duhet të kontaktojë me Kukiqin.

Pata kënaqësinë që të kaloj kohë në Gjermani dhe në Kosovë me Bekim Kukiqin, një prej aktivistëve të rinj që i është bashkuar PSD-së vitin e kaluar. Bekimi do ta përfaqësojë dhe organizojë partinë tonë në Gjermani, prandaj ftojmë të gjithë ata që janë të interesuar për organizmin e PSD-së në Gjermani, të kontaktojnë me Bekimin. I lindur dhe rritur në Gjermani, me profesion Sales Manager, Bekimi i ishte bashkuar PSD-së nga vullneti i madh për ndryshime progresive në vendin tonë. Ai jeton në Baden-Ëürttemberg”, ka shkruar Molliqaj.

Sipas tij, PSD-ja është opozita e vërtetë në Kosovë.

Bashkë diskutuam për nevojën e madhe që diaspora e pakënaqur me zhvillimet në Kosovë të bashkohet rreth një opozite të vërtetë e të qëndrueshme që ka shpjegim të qartë dhe guxim për veprim mbi të ardhmen që po i përgatitet vendit tonë”, ka shkruar Molliqaj.